Kryetarja Jahjaga, mbajti një fjalim në Këshillin e Çikagos për Çështje Globale

Kryetarja, Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës në Amerikë, mbajti një fjalim në Këshillin e Çikagos për Çështje Globale. Ajo ka folur për  të arriturat e Kosovës në zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian dhe euroatlantik, duke shtuar se Kosova sapo ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, që është hap i parë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Jahjaga foli edhe për reformat që po ndërmerren në fushën e ekonomisë dhe në krijimin e klimës më të favorshme të të bërit biznes në Kosovë. Ajo tha se për një kohë të shkurtër Kosova ka arritur që të kalojë fazën e rindërtimit dhe të krijojë një ambient të favorshëm për investimet e huaja,  thuhet në njoftimin e presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …