Atifete jahjaga

Kryetarja, Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së

Kryetarja e Kosovës në largim, Atifete Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën, “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, të nënshkruar me 15 shkurt 2016 nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadorja e Holandës, në Kosovë. Sipas një komunikate të Presidencës, Jahjaga e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim te marrëveshjeve duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik. “Me ratifikimin e kësaj marrëveshje – krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të “Marrëveshjen së përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë” – Republika e Kosovës përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …