Vlora Çitaku

Çitaku: Do të zbatojmë marrëveshjet në Bruksel por jo në dëm të funksionalitetit të shtetit tonë

Ndërsa ambasadorja Vlora Çitaku tha se Kosova do të bëjë çdo gjë që të ketë flamurin në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Ajo tha se vendi është i gatshëm të ballafaqohet me të kaluarën, dhe sugjeroi që njëjtë të veprojë edhe Serbia. “Do të zbatojmë marrëveshjet në Bruksel por jo në dëm të funksionaliteti të shtetit tonë. Ne jemi për pajtim. Por pajtimi nuk mund të ndërtohet në mohim. Ai mund të ndërtohet nëse ne shikojmë përpara dhe shikojmë të kaluarën pa frikë, edhe pse për disa ky shikim mund të jetë i turpshëm”, ka thënë Çitaku. Gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuar a, ambasadorja Çitaku i ka përsëritur, edhe një herë, ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, se Kosova është shtet i pavarur dhe kjo nuk do të ndryshojë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …