Kryetarja, Kolinda Grabar-Kitaroviq, falënderoi popullin shqiptar për ndihmën në çlirimin e Kroacisë

Kryetarja, Kolinda Grabar-Kitaroviq, falënderoi popullin shqiptar për ndihmën në çlirimin e Kroacisë

Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, falënderoi popullin shqiptar për kontributin që i ka dhënë Kroacisë. Kitaroviq, gjatë qëndrimit në Tiranë, tha se shqiptarët kanë luftuar për lirinë e Kroacisë, madje shumë prej tyre kanë dhënë edhe jetën. Diskutuam për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Shqipëria ishte mikja  jonë kur miqtë ishin të paktë. Na mbështetën gjatë luftës në Kroaci. Ne e vlerësojmë këtë mbështetje. Nga komuniteti shqiptar në Kroaci, që janë rreth 10.000, 2.500 ishin vullnetarë, pjesëmarrës në luftën e Kroacisë, 87 humbën jetën, 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe u jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë. Minoriteti shqiptar në Kroaci është një shembull i përfaqësimit të minoritetit në shoqëri. Mendoj se kemi potenciale më të mëdha për bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme”, tha Kitaroviq.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …