Kryetarja, Vjosa Osmani, ka reaguar për mospajtimet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Kosovës, por shton se ato mund të jenë për disa qasje, por kurrë për qëllimin final. Ajo thotë se koordinimi me aleatët është kyç, dhe moskoordinimi, mund të ketë një sukses momental, por pastaj është më i brishtë si sukses. Tani mund të dëgjojmë deklarata mospajtimi midis zyrtarëve amerikanë dhe qeveritarëve Kosovës mbi disa prej qasjeve, por asnjëherë përsa i përket qëllimit përfundimtar dhe vlerave fundamentale që i kemi të përbashkëta. Por ndonjëherë qasja drejt ruajtjes e mbajtjes së një Kosove demokratike, të fortë e të drejtë, mund të dallojnë. Mund të ketë diferenca në këtë drejtim, por asnjëherë nuk ka pasur e as sot nuk ka mbi atë se çfarë Kosove duam, cilat janë vlerat, tha zonja Osmani gjatë pjesëmarrjes si folëse në forumin global të sigurisë, “GLOBSEC 2024” në Pragë të Çekisë.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …