Rusia ka kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

KS i OKB-së diskuton sot raportin e sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres, për situatën në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara diskuton sot raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për situatën në Kosovë. Raporti përfshin periudhën kohore 16 tetor – 15 janar dhe, mes tjerash, thekson se angazhimi i Prishtinës dhe i Beogradit në avancimin e dialogut ka qenë i dobët dhe se humbja e kohës  rrit rrezikun që të bllokohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve. Në raport përmendet edhe ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më 4 janar, në Francë, në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë. Raporti thotë se ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra të udhëheqësve politikë dhe publikut në Kosovë. Është ky raporti i parë për Kosovën i hartuar nga Guterres, i cili ka marrë detyrën më 1 janar. Më tej përmendet edhe provokimi i Serbisë me trenin, i cili mbante ngjyrat e flamurit serb dhe mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …