Ksenofon Krisafi: Çështja e të ardhmes politike shqiptare vazhdon të mbetet si çështja e fundit e pazgjidhur në Ballkan,

Ksenofon Krisafi: Çështja e të ardhmes politike shqiptare vazhdon të mbetet si çështja e fundit e pazgjidhur në Ballkan,

Kryetari i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë, Ksenofon Krisafi është shprehur se çështja e të ardhmes politike shqiptare vazhdon të mbetet si çështja e fundit e pazgjidhur në Ballkan, prandaj siç beson ai zgjidhja e kësaj çështje ndikon edhe në paqen dhe sigurinë Ballkan por edhe Evropë.

Krisafi ka thënë se shqiptarët detyrimisht duhet të kenë platformë strategjike të të ardhmes së tyre politike.

Sipas tij nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të mbeten përjetësisht të dënuar dhe “kurban i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe kontinental”.

“Çështja e të ardhmes politike shqiptare është më madhorja dhe më e rëndësishmja e tyre dhe njëkohësisht çështja e fundit e pazgjidhur në Ballkan siç është shprehur profesor Qosja. Nga zgjidhja me urtësi dhe sens objektiviteti do të varet jo vetëm e ardhmja e tyre por edhe paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet politike tek popujt e tjerë të gadishullit madje edhe në Evropë[…]Nuk ka arsye që shqiptarët përjetësisht të mbesin të dënuar dhe të trajtohen si kurban i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe kontinental, nuk ka pse ata të ndalojnë të kenë shtetin e tyre kombëtar në një kohë kur shtetet e tjera i kanë shtetet e veta, madje edhe të mëdhenj në thonjëza në shkelje të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare sepse kanë aneksuar trojet shqiptare. Ekziston një realitet i pamohueshëm edhe pse i pacertfikuar zyrtarisht ai është bashkimi defakto i Kosovës me Shqipërinë”, ka thënë ai.

Në këtë tryezë shkencore me temën “E ardhmja politike e shqiptarëve” kanë marrë pjesë edhe akademik të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë pa lirimin e tre policëve

Edi Rama ka vazhduar ta promovojë idenë e tij eklektike, absurde, të ‘shtetit sovran Bektashi’, në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar të promovojë idenë, për të mos thënë donkishoteske,  …