Brickos

Kujtim Shala

Kujtim Shala: Marrëveshja e Kosovës me Serbinë në Bruksel për targat ka sjellë dy probleme kryesore

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim shala, ka thënë se marrëveshja e Kosovës me Serbinë,  për targat në Bruksel, ka sjellë dy probleme kryesore. Njëra prej tyre është se është diskutuar për mandatin e KFOR-it dhe e dyta është se janë njohur për herë të parë për targat ilegale që i lëshojnë strukturat paralele. Ai thotë se çdo veprim në pjesën veriore të Kosovës duhet të merret në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa serbët vendorë ende nuk e njohin autoritetin e shtetit dhe krijojnë trazira. Çdo veprim që ndërmarrin institucionet tona, në atë pjesë, është krijuar një praktikë që të studiohet dhe të jetë i kujdesshëm dhe të bashkëpunohet me partnerët tanë. Mandati i KFOR është rregulluar krejtësisht ndryshe. Kosova është marrë vesh për herë të parë me Serbinë për KFOR-in. Pra e ka kthyer veriun në një vend neutral. Të çështja e targave. Ai që quhet reciprocitet. Unë vë një pikëpyetje. Nëse ky është reciprocitet ne e kishim me Serbinë edhe me konkluzionet  e vitit 2012. Pra me marrëveshje nuk mund të jetë reciprocitet me kuptimin e parë të fjalës tha mes tjerash nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …