Valmir Elezi

KQZ-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës pezullimin e kufizimit të lëvizjes për ditën e shtunë dhe ditën e diel

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës pezullimin e kufizimit të lëvizjes për ditën e shtunë dhe të diel. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se kërkesa për heqjes së orës policore për 48 orë, është kërkuar edhe në mbledhjen e fundit të KQZ-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të përgatitjes së procesit zgjedhor dhe me qëllim të kryerjes së detyrave gjatë procesit të votimit, do të jenë të angazhuar rreth 15 mijë anëtarë të këshillave të vendvotimit si dhe rreth 25 mijë vëzhgues do të jenë prezentë në vendvotime për të parë nga afër procesin e votimit. Prandaj për të mundësuar kryerjen e detyrave zyrtare dhe duke qenë të vetëdijshëm për masat kufizuese, që përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në ora 5 të mëngjesit, KQZ-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë kufizimin e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës më datë 16 dhe 17 tetor”. “Gjatë mbledhjes së fundit që është mbajtur në KQZ, në mënyrë unanime anëtarët e KQZ-së kanë shprehur besimin se pezullimi i kufizimit të lëvizjes gjatë kësaj fundjave do t’i shërbente krijimit të një atmosfere pozitive për qytetarët e Kosovës”, tha Valmir  Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …