Eduard Kukan

Kukan: Pavarësisht qëndrimit zyrtar të Prishtinës, Trepça do të zgjidhet me dialog, në Bruksel

Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Serbinë, Eduard Kukan, pavarësisht qëndrimit të prerë të Kosovës lidhur me Trepçën ka deklaruar se e ardhmja e këtij gjiganti ekonomik  është çështje e rëndësishme, e cila sipas tij duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, në Bruksel. Duke folur për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti” për bisedën që ka zhvilluar me zëvendës-kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq, për Trepçën, Kukan ka thënë se Stojanoviq ia ka sqaruar qëndrimin e vet, porse ka nevojë të dëgjojë edhe pozicionin e të gjithë partnerëve në mënyrë që ta ketë mendimin përfundimtar. “Për këtë arsye tash nuk do të hyja me konkluzione finale, por kjo është një çështje e rëndësishme. Gjithsesi se duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës”. Krerët e institucioneve të vendit tash për tash qëndrojnë të patundur në qëndrimin se për Trepçën nuk do të hapin dialog me Serbinë. Kjo nuk është hera e parë që qeveritarët tanë i nënshtrohen BE-së, që në presionin e parë. Kështu ka ndodhur  prej fillimit të bisedimeve të Kosovës me Serbinë, në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …