Kur Gëzim polici ndihet i gëzuar për akuzat e Dik Martit kundër UÇK-së (!)

Kur Gëzim polici ndihet i gëzuar për akuzat e Dik Martit kundër UÇK-së (!)

Polici, i quajtur, Gëzim Krasniqi, është suspenduar sot nga detyra, pasi shfaqi gëzim të papërmbajtur për aktakuzat e ngritura nga Prokurori i Gjykatës Speciale, kundër kryetarit  të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka konfirmuar se polici në Prishtinë, Gëzim Krasniqi është suspenduar nga detyra, pasi i njëjti shfaqi  ndjenja gëzimi për aktakuzat ndaj Presidentit, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Polici Krasniqi, i cili punon në Prishtinë si polic, ka shpërndarë lajmin se ndjehet i kënaqur. Janë edhe shumë të tjerë që i gëzohen fatkeqësisë së Kosovës, edhe pse u ushqejnë fëmijët e tyre me buxhetin e Kosovës së lirë, të fituar me gjakun e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre të gjallë. Bashkë me Gëzimin sot gëzohet edhe Vuçiqi, Daçiqi, Shesheli, Shkëlzeni i gashëve e shumë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …