leoni

Kurteshi

Kurteshi: VV ka vite që ka bërë përpjekje për adresimin dhe ndërgjegjësimin e çështjes së krimeve të luftës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi gjatë konferencës për medie tha se subjekti politik që i takon, ka vite që ka bërë përpjekje për adresimin dhe ndërgjegjësimin e çështjes së krimeve të luftës por është penguar nga mazhoranca në Kuvend, në të gjitha legjislaturat. Ai shtoi më tutje se nëse Vetëvendosja do të ishte në qeveri, do të themelohej me ligj një instituti për hulumtimin e krimeve të luftës që do të ketë mision të përcaktuar qartë, me financa adekuate dhe do të angazhoheshin njerëz kompetent për këtë institut. Instituti duhet të jetë i përhershëm. Duhet të krijohet komision parlamentar i përhershëm që do të merrej me krimet e luftës, do të ishte hallkë lidhëse mes qeverise dhe institutit. Do të krijohet një dhomë e veçantë e përhershme në prokurori për krimet e gjenocidit, me numër të mjaftueshëm të prokurorëve, dhomë e veçantë gjyqësore brenda gjyqësorit në Kosovë, tha në mes tjerash, deputeti i Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …