Albin Kurti

Kurti i bindur se Vetëvendosje do të dalë e para në zgjedhjet e 11 qershorit

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, pas një ligjërate të mbajtur me studentët e ISPE-së dhe atyre të Universitetit Heidelbergut tha se shtetndërtimi në Kosovë e ka pasur komponentin e funksionimit të shtetit, por jo të ekonomisë dhe me Vetëvendosjen do të ketë zhvillim ekonomik. Sa i përket asaj që Vetëvendosja nuk njeh simbolet dhe himnin e Kosovës, Kurti tha se kudo që kanë qenë simbolet e Kosovës, Vetëvendosje nuk i ka hequr dhe nuk i ka dëmtuar ato. “Shtetndërtimi në Kosovë e ka pasur komponentin e funksionimit të shtetit por jo të ekonomisë dhe me Vetëvendosjen do të ketë zhvillim ekonomik”, tha Kurti në një konferencë për media. “Nuk keni asnjë rast që deputetët e Vetëvendosjes i dëmtojnë simbolet”, tha Kurti. Kandidati për kryeministër është shprehur se qeveria e tij do të orientohet në zhvillimin e ekonomisë. Duke folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se ato duhet të zhvillohen në një kornizë tjetër. E për çështjen e demarkacionit, Kurti ritheksoi se për versionin e nënshkruar nga Murat Meha duhet të zhvillohet një hetim, ndërsa tha se si zgjidhje e kësaj çështje është edhe nisja e një dialogu me Podgoricën zyrtare. I pyetur për koalicionet paszgjedhore, Kurti është shprehur i bindur se Vetëvendosje do të dalë e para në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme …