Kurti: Draft programi qeverisës që po e paraqesim pasqyron orientimet e përgjithshme të qeverisë

Kryeministri, Albin Kurti ka paraqitur draft programin qeverisës para kabinetit qeveritar në mbledhjen e qeverisë në hotel “Sharri” në Prevallë. Ai ka shkruar se draft programi qeverisës i cili ka 41 faqe, pasqyron orientimet e përgjithshme të qeverisë, qasjen dhe parimet, prioritetet dhe iniciativat, si dhe vendimet që do të merren për të përmirësuar gjendjen në vend në të gjitha fushat e përgjegjësisë. Tash po vazhdojmë me paraqitjen e prioriteteve afatshkurtëra e afatmesme, si dhe të veprimtarive e masave legjislative e politike të ministrive përkatëse. Në fund do ta hartojmë kornizën e planit të punës dhe organizimin e veprimit ndërministror sipas prioriteteve dhe sektorëve. Në këto 100 ditë punë, le të bëjmë gara për arritjen e objektivave e jo me njëri-tjetrin. Ne jemi anëtarë të të njëjtit ekip. Neve na bën ata që jemi ekipi, dhe çdonjëri nga ne e përbën ekipin. Ekipi na e jep kuptimin, ne ia japim përmbajtjen. Unë dua t’ju përgëzoj për punën e mirë të deritashme që keni bërë secili prej jush, zëvendës kryeministra e ministra dhe të gjitha ekipet e secilit prej jush këtu, ka shkruar në mes tjerash kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …