Kryeministri, Albin Kurti ju ka thënë medieve italiane se Kosova ka ende probleme në kufirin me Serbinë. Gjatë intervistës së tij, ai ka përmendur funksionimin e kriminalitetit në Veri të vendit dhe kontrabandën e madhe që ekziston në atë pjesë. Duke folur për Listën Serbe, kryeministri Kurti ka theksuar se kjo parti ka lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë. Gjatë intervistës për Agjencinë Italiane të Lajmeve ai ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe Italisë. Me këtë rast, kryeministri, Albin Kurti ka theksuar se në fillim e kishte konsideruar Gjiorgjia Melonin të lidhur me të kaluarën e saj djathtiste dhe me fashizmin, megjithatë thotë se pasi ajo është bërë kryeministre e ka parë që ka krijuar raporte të shkëlqyera me Xho Biden dhe SHBA-në dhe që ka përkrahur Ukrainën.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …