Albin Kurti

Kurti: Kosova ka kërkesa të shumta për Serbinë për reparacionet e luftës

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka deklaruar Zërit të Amerikës se në takimet me të dërguarin presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi është diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje brenda disa muajsh. Ai ka theksuar më tutje se perspektiva e një marrëveshjeje vështirësohet kur afati kohor vihet përpara përmbajtjes. Besoj që do të ketë dhe duhet të ketë dialog me Serbinë, sepse kemi shumë çështje të hapura, mirëpo, statusi i Kosovës nuk është njëra prej tyre. Do ta kemi përgatitjen paraprake me dialog me Brukselin për dialog me Serbinë, por dua që patjetër të jetë edhe opozita e përfshirë meqenëse skena jonë politike e Kosovës nuk guxon të jetë e ndarë dhe e përçarë sa i përket Serbisë. Ndërsa lidhur me kërkesën e Serbisë për të marrë diçka nga Kosova në këmbim të njohjes së saj, kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka theksuar se edhe Kosova ka kërkesa të shumta për Serbinë e cila ka vrarë mbi 10 mijë civilë të paarmatosur në mesin e të cilëve mbi 1 mijë fëmijë, ende nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë e 500 të rrëmbyerve nga forcat serbe, forcat e saj kanë përdhunuar rreth 20 mijë gra e vasha, kanë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banor, fondi i kursimeve pensionale, depozitat bankare dhe 1 mijë e 200 artefakte kulturore gjithashtu të plaçkitura por të mos harrojmë se edhe shumë ndërmarrje në Kosovë i kanë pasur degët, zyrat e tyre gjithandej në Serbi të cilat janë tjetërsuar padrejtësisht dhe këto janë vetëm disa prej elementeve përbërëse të kërkesave tona për borxhin që na e ka Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …