Arben Gashi: Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur për ndonjë koalicion të mundshëm

Kurti, me qëllim ka shkarkuar ministrin, Agim Veliu, për të ikur nga përgjegjësitë e qeverisjes, thotë, Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se janë pajtuar me kërkesën e kryesisë për mocionin e mosbesimit. Ai ka konfirmuar se kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, dhe dy deputetë të LDK-së mendojnë ndryshe për këtë dhe kanë rezervat e tyre. Kemi shqyrtuar kërkesën e kryesisë së LDK-së për mocionin. Grupi Parlamentar përkrah propozimin dhe fillon procedurat për një gjë të tillë. Lumir Abdixhiku nuk është anëtar i Grupit Parlamentar, dhe nuk ishte pjesë e takimit. Osmani ka pasur mendim të ndryshëm, së bashku me dy deputetë të tjerë që kanë rezervat e tyre. Është e rëndësishme që të krijojmë një frymë të unike dhe një sinergji të veprimeve. Arben Gashi ka thënë se  Albin Kurti qëllimshëm ka dhënë dorëheqje përmes shkarkimit të Veliut, për të ikur nga përgjegjësitë udhëheqëse të qeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …