leoni

Arben Vitia

Arben Vitia: Nuk ka më asnjë rast të konfirmuar me coronavirus në vendin tonë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencë për medie ka thënë se nuk ka më asnjë rast të konfirmuar me coronavirus në vendin tonë, duke shtuar se të gjithë të infektuarit tani janë në gjendje stabile, përveç njërit prej tyre, i cili është më i moshuar dhe trajtohet me oksigjenoterapi. Rastet e tjera të testuara kanë dalë negative. Vitia njoftoi se tashmë janë dy barëra të cilët kanë dhënë një efekt të mirë gjatë trajtimit, dhe në lidhje me sigurimin e këtyre barërave, kanë kontaktuar tashmë kompanitë prodhuese të këtyre barërave, dhe Ambasadën e Japonisë, me shpresën së shumë shpejt do të marrin një kontingjent të këtyre barërave. “Si sëmundje e re nuk ka ndonjë protokoll të trajtimit antiviral, ne sot kemi marrë informacione se disa nga materialet si Rendecivir dhe Favir-Priravir, janë treguar të suksesshëm në trajtimit e të infektuarve. Menjëherë sot, janë kontaktuar kompanitë prodhuese por edhe amabasada e Japonisë, dhe shpresojmë se një kontingjent do të merret sa më shpejt”, tha Vitia.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kilit, Gabriel Boric, i konsideron akte barbare sulmet e Izraelit që vazhdojnë në Gaza

Presidenti i Kilit, Gabriel Boric, i konsideroi “barbarizëm” sulmet e Izraelit që vazhdojnë në Gaza, …