Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Shqiptarët që nuk i besuan Isës së Titos nuk do t’i besojnë as Isës së Trampit

 Një jete te tere Isa Mustafa u organizua, u angazhua, foli e veproi me përcaktim e bindje ne Lidhjen Komuniste te Jugosllavisë, ne Lidhjen e ikonës se tij, Josip Broz Titos! Një jete te tere propagandoi dhe përhapi, si i thonë fjalës dere me dere, idenë e jugosllavizmes, te bashkim-vëllazërimit dhe, mbi te gjitha, idenë e përjetësisë se Jugosllavisë!! Sipas Isa Mustafes, Azem Vllasit e sipas sojit te tyre, Jugosllavia ishte e pamposhtur! Ajo do te jetonte përgjithmonë, bashke me ideologjinë e komunizmit titist… “Edhe pas Titos, Tito”, betohej Isa Mustafa, betohej soji i tij kolaboracionist! Madje, për te dëshmuar besnikërinë e tij, Isa Mustafa dhe klasa e tij “jugokosovare “, edhe pas suprimimit te autonomise vazhduan te besonin ne moton e tyre ideologjike : “Edhe pas Titos, Tito ” dhe ne ekzistencën e Jugo Serbisë, gjë qe dëshmonte “patriotizmin jugosllav”, dogmatizmin dhe fundamentalizmin e tyre ideologjik titist ! Isa Mustafa, ne moshe te shtyre dhe me shkopin ndihmës, u kujtua te ndërronte kostumin ! E hoqi atë titisto-jugosllav dhe e veshi kostumin ala amerikane e ala evropiane ! Dikur këmbëngulte dhe angazhohej me gjitha fuqitë e energjitë qe ia jepte ideologjia komunisto- sllave dhe pushteti jugoserb qe ta bindte popullin se “Jugosllavia është e përjetshme “… Por, populli shqiptar, bijtë e tij, e dëgjuan ndërgjegjen e tyre shqiptare, e dëgjuan shtetin e tyre shqiptar, e dëgjuan ikonën e kombit, Enver Hoxhen, e dëgjuan simbolin e qëndresës shqiptare, Adem Demaçin, e dëgjuan Zërin e Thirrjen e Atdheut dhe u bashkuan ne një organizate te vetme, ne Lëvizjen Popullore te Kosovës, e fituan, duke krijuar UÇK-ne e duke ngritur ne këmbë kombin për lirinë dhe te drejtat e mohuara nga Jugoserbia pushtuese e Isa Mustafes dhe sojit te tij… Po ky, i njëjti, jugonostalgjiku, Isa Mustafa, me sojin e sorollopin e tij, po kërkon t’i bind-mashtroj shqiptaret me “miqësinë e tij te përjetshme me Amerikën “!! Soji i tij edhe mund ta “besoj”, se ashtu ia do puna, por shqiptaret nuk do ta besojnë kurrë… Mbase ka ardhur koha qe edhe LDK-ja ta hedh aty ku e ka vendin e te marre kthesën, te angazhohet për interesat e popullit shqiptar ne Kosove e me gjere, duke bere prerje me te kaluarën e krerëve te saj komunistë-jugosllave e puthadorë te Jugoserbise… Mirëpo, e kuptoj qe nuk e kane te lehte, nuk është ne dorën e anëtarësisë se LDK-se, sepse Isa Mustafen tash e mbajnë, se u duhet, Hashimi, Ramushi, Kadriu!!… E mbajnë ata, qe ishin betuar për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me shtetin tone Ame! E mbajnë ata qe “uzurpuan ” veprimtarinë, përpjekjet, luftën, sakrificën, trimërinë dhe lavdinë e LPK-UÇK-se për t’u bashkuar me konceptin ldk-iste te një “Kosove kosovare “, te një Kosove çiflik te tyre, me te cilën edhe bëjnë tuxharllek për t’i mbajtur privilegjet e për t’i ruajtur pasuritë e fituara ne emër te Luftës Çlirimtare e ne kurriz te Kosovës shqiptare !… Po gabojnë e po bëjnë faj ! Herët a vone do ta kuptojnë se shqiptaret nuk i kane pas… Shqiptaret i kane te ndara rrugët me ata qe angazhohen për “de konstruktimin ” e qenies shqiptare ne Kosove !

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …