Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Kurti: Në anën e opozitës është e vërteta shkencore për demarkacionin

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë  se iniciativa për gjetjen e një zgjidhjeje për demarkacionin po bëhet në kohën kur Qeveria është në defensivë. “Iniciativa të tilla po bëhen në kohën kur Qeveria është në defensivë, kur Qeveria e dorëzuar do të duhet të dorëhiqet dhe kur Prokuroria do të duhej t’i fillonte hetimet kush janë ata që bënë këso marrëveshjesh që në njërën anë është krim dhe në anën tjetër është tradhti. Pra, në mënyrë që të mos flitet për historinë e problemit, ata flasin për një lloj zgjidhjeje”, është shprehur Kurti, duke thënë se përfaqësuesit e “Vetëvendosjes” marrim pjesë nëpër forumet ku ftohen për të diskutuar për Demarkacionin për shkak se janë të interesuar ta thonë me saktësi e qartësi mendimin e tyre. Kurti ka thënë se në anën e opozitës është e vërteta shkencore dhe e drejta politike për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …