Kërcënimi arbitrar i Albin Kurtit, me maksimën e njohur, “krejt ose hiq”, tregon frikën e tij në “përballje” me realitetin

Kurti: Qeveria në largim po merr vendime për rehabilitimin e militantëve dhe po dëmton buxhetin e Kosovës

Lideri i Vetëvendosjes i cili pritet të jet kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti ka drejtuar kritika të shumta kundër qeverisë në largim. Ai ka shkruar se qeveria në largim po merr vendime për rehabilitimin e militantëve partiak, po dëmton buxhetin e Kosovës dhe po i krijon vështirësi qeverisë në ardhje. Keqpërdorime janë manifestuar në pothuaj të gjitha mënyrat e mundshme që përgjithësisht kanë tri gjëra të përbashkëta: rehatime të militantëve partiakë e të familjarëve nëpër detyra me përgjegjësi; vështirësimi i punës së qeverisë së re përmes vendosjes në pozita me rëndësi të personave jokompetentë e me potencial bllokues; si dhe, dëmtimi i buxhetit të shtetit. Është shumë me rëndësi që të potencojmë për të satën herë se vendimet e paligjshme të qeverisë në periudhën tranzitore që shkojnë përtej kompetencave të një qeverie në ikje apo kujdestare do të anulohen dhe vendimmarësit do të thirren në përgjegjësi, ka paralajmëruar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …