Kusari-Lila: Reciprociteti do të është me efikas se taksa 100%, sepse ballafaqon shtetin serb me masat e njëjta

Kusari-Lila prish koalicionin me PDK në Gjakovë

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka vendosur ta shkëpusë koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës për nivelin lokal, si dhe ka shkarkuar nënkryetarin e komunës dhe tre drejtorë të komunës së Gjakovës. Vendimi vjen si pasojë e rënies së vazhdueshme të performancës dhe dhënia e përparësisë përfitimeve politike e jo atyre të përgjithshme nga ana e drejtorëve të PDK-së. Kusari-Lila ka shkarkuar tre drejtorë të komunës së Gjakovës që vinin nga PDK-ja, drejtori për Punë Inspektuese, Gani Veseli, drejtori i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati dhe drejtoresha e Arsimit, Dijana Qarkaxhija. Po ashtu, ajo ka shkarkuar edhe nënkryetarin e Komunës, Ramadan Hoti. Për më tepër, Kusari-Lila ka bërë të ditur se ky vendim është efektiv nga dita e enjte, me ç’rast janë caktuar personat tjerë tek të cilët do të dorëzohen detyrat, thuhet në shkresën e kryetares së komunës së Gjakovës. Ndryshe, Kusari-Lila në zgjedhjet e 11 qershorit, duke garuar në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, sipas rezultateve preliminare nuk ka treguar rezultate të kënaqshme në Gjakovë.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …