Bernard Kushner

Kushner: Ndër udhëheqësit e UÇK-së ishte pikërisht, Hashim Thaçi, ai që kishte menduar më së shumti për të ardhmen

Administratori i parë i UNMIK-ut, në Kosovë, Bernard Kouchner, e ka shkruar parathënien e librit “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, me autor Jacques Baudouin. Koushner thotë se bashkë me Thaçin e dinin se bashkëjetesa do të ishte e vështirë, se rivendosja e besimit mes dy komuniteteve për të formuar një Kosovë multietnike do të kërkonte kohë, diplomaci, vullnet të mirë, madje njëfarë aftësie të harresës në të dy anët.

“Ai dhe unë punuam krah për krah. Dhe ai nuk kursente asnjë përpjekje gjatë gjithë prezencës sime në vend për ta bërë Kosovën atdheun e të gjithëve, pavarësisht nga përkatësia etnike e secilit. Ndër udhëheqësit e UÇK-së dhe Kosovës, ishte pikërisht Hashim Thaçi ai që kishte menduar më së shumti për të ardhmen. Ai kishte krijuar një vizion të vendit që donte ta linte për brezat e rinj. Pasi që kishte bërë luftë, ai ishte në pozitën më të mirë për të bërë paqe. Ai ishte njeriu i tolerancës, i pajtimit ndërmjet komuniteteve dhe besoj se ai është sot udhëheqësi i pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Kouchner në parathënien e librit “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …