Kushtet e rënda ekonomike janë duke i shtyrë shumë fëmijë që të merren me punë që dëmtojnë shëndetin psiko-fizik të tyre

Kushtet e rënda ekonomike janë duke i shtyrë shumë fëmijë që të merren me punë tejet të rënda për moshën e tyre. Drejtues të organizatave që merren me të drejtat e njeriut i kanë thënë KosovaPress-it se një numër i madh i këtyre fëmijëve angazhohen në aktivitete të ndryshme në rrugë që dëmtojnë shëndetin psiko-fizik të tyre. Veprimtaritë e tilla bien ndesh me ligjin, sipas të cilit ndalohet punësimi i fëmijës në aktivitete që dëmtojnë sigurinë, shëndetin, moralin dhe zhvillimin psiko-fizik të tyre. Njohësit e të drejtave të njeriut dhe fëmijëve kanë bërë thirrje për shtimin e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, siç është hapja e më shumë qendrave për strehimin e përkohshëm pasi në mesin e tyre ka edhe shumë persona që nuk kanë strehë. Selvete Sadiku, udhëheqëse e Divizionit për Asistencë Sociale thotë për KosovaPress, se Prishtina është qyteti me numrin më të madh të lëmoshë-kërkuesve. Shkalla e varfërisë në vend është rreth 30 për qind. Aktualisht Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka regjistruar rreth 100 fëmijë që bëjnë punë të rënda.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …