leoni

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku pritet të bëhet rishikimit të buxhetit që do t'i hapte rrugë zbatimit të pakos emergjente fiskale

Kuvendi mblidhet sot për ta votuar rishikimin e Buxhetit që do t’i hapte rrugë zbatimit të pakos emergjente fiskale

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në orën 11:00 për të vazhduar punimet e seancës plenare të një dite më parë. Në të vërtetë, sot do të ketë edhe një seancë të re gjatë orëve të pasdites, kur kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 ku është paraparë edhe debat parlamentar. Gjithsesi, në seancën e paradites, ajo që bie në sy është pika e rishikimit të Buxhetit që Qeveria kërkon ta kalojë në Kuvend në mënyrë që t’i hapë rrugë zbatimit të pakos emergjente fiskale. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se ekzekutimi i pagesave prej 170 eurosh si dhe implementimi i masave të tjera është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvend.

Ndryshe, përpos pikës së rishikimit të buxhetit, pika të tjera në vazhdimin e seancës së sotme janë edhe:

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT),

Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,

Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019,

Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …