Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryesuesin dhe anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryesuesin dhe anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryesuesin dhe anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Selvete Grajçevci-Pllana do të jetë kryesuese e Bordit, ndërsa anëtarë të Bordit janë Jahir Gashi, Gani Kastrati, Gani Maliqi dhe Rrezarta Pushkolli-Makolli.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi, në emër të komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve, ka lexuar rezultatet e kandidatëve që kanë marrë pjesë në votim.

“Në votim kanë marrë pjesë 76 deputetë. Të pavlefshme janë pesë. Mendim Bojaxhiu një votë, Qamil Suka 14 vota, Gani Maliqi 49 vota, Rrezarta Pushkolli-Makolli 48 vota, Shaqir Rexhepi zero vota, Atifete Zuna tre vota, Ibush Luzha 14 vota, Selvete Grajçevci-Pllana 60 vota, Behgjat Bytyçi 13 vota, Jahir Gashi 51 vota, Gani Kastrati 50 vota, Ibrahim Krasniqi zero vota, Behgjat Nimani 14 vota, Zenel Sejfiaj nëntë vota, Bajram Hoxha një votë. Nga 15 anëtarët, pesë kanë marrë vota të mjaftueshme dhe këta janë Selvete Grajçevci-Pllana 60 vota, Jahir Gashi 51 vota, Gani Kastrati 50 vota, Gani Maliqi 49 vota dhe Rrezarta Pushkolli-Makolli 48 vota”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …