leoni

Nobelistja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, po ia paguan tagrin ushtrisë së vet, e cila ka kryer gjenocid kundër rohinjasve

Një gjykatë në Mianmar e dënoi me katër vjet burg, kryetaren e rrëzuar nga pushteti, Aung San Suu Kyi.

Një gjykatë në Mianmar e dënoi me katër vjet burg lideren e rrëzuar nga pushteti, Aung San Suu Kyi. Ajo u gjet fajtore për nxitje kundër ushtrisë dhe shkeljen e kufizimeve të pandemisë. Vendimi i 6 dhjetorit po shihet si vendimi i parë gjyqësor në një seri dënimesh që mund ta burgosin për dekada të tëra 76-vjeçaren, Suu Kyi, partia e së cilës u rrëzua nga pushteti përmes një puçi ushtarak në muajin shkurt. Që prej puçit ushtarak, Suu Kyi ka qëndruar në arrest shtëpiak dhe ndaj saj janë ngritur 11 akuza përfshirë edhe akuza për korrupsion, mashtrim në zgjedhje, shkelje të ligjit për sekrete shtetërore dhe shkelje të protokolleve kundër koronavirusit. Ende është e paqartë nëse Suu Kyi do të dërgohet në burg për ta vuajtur dënimin. Zonja Aung nuk është dënuar për vrasjen e dhjetëra mijëra qytetarëve rohinjas, myslimanë dhe dëmin e tyre masiv nga atdheu.

Kontrolloni gjithashtu

Armend Zemaj

Armend Zemaj: As i dyti nuk ka shumicë, Qeveria e unitetit mbetet zgjidhja për krizën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se asnjëra nga partitë politike, …