Kuvendi i Kosovës po mbanë një seance të jashtëzakonshme, pas publikimit të audio-incizimeve të diskutueshme mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radojçiqit. Seanca po fokusohet në një “Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radojçiqin. Disa deputetë të opozitës kanë kërkuar që Kuvendi t’i marrë mandatin Kusari-Lilës, duke e akuzuar atë si “bashkëpunëtore të Radojçiqit”. Nga ana tjetër, Kusari-Lila ka mohuar akuzat, duke i cilësuar incizimet si të montuara. Ajo theksoi se qeverisja e Albin Kurtit ka kontribuar në largimin e Radojçiqit nga Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …