Vetëvendosja humbi votën e 61-të, në Kuvend, pasi deputetja, Drita Millaku kaloi në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje sot do të humbë edhe votën e 61-të. Deputetja e kësaj partie, Drita Millaku sot  kalon në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Zyrtarizimi pritet të bëhet në një ceremoni në LDK ku lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, mirëpret Millakun në partinë më të vjetër në Kosovë. Së fundi, nga kjo parti është larguar Eman Rrahmani dhe Visar Korenica. Ndërsa deputeti tjetër në të cilin Vetëvendosja vështirë se mund të llogarisë është Fitim Uka. Ai në janar të këtij viti kishte thënë se nuk do të kandidojë më si deputet në shenjë proteste. Pas largimit të Korenicës e Rrahmanit, shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, para tri ditëve tha se nuk e sheh problematike kalimin e projektligjeve.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …