Kuvendi i Maqedonisë me shumicë votash ka miratuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Kuvendi i Maqedonisë me shumicë votash ka miratuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të shtunën ka miratuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian. Propozimi u miratua me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në procesin e votimit. Deputetët votuan për shtatë konkluzione të hartuara nga grupi parlamentar i Lidhjes Social Demokrate e që kanë të bëjnë me garancitë për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Kuvendi obligon Qeverinë që përmes delegacioneve në bisedime, t’i përmbahet përcaktimit për respektimin pa kushte të gjuhës, identitetit dhe kulturës së popullit maqedonas, si elemente për të cilat nuk negociohet me BE-në. Në kornizën e bisedimeve gjuha maqedonase të jetë pa sqarime, pa shtesa dhe pa fusnotë”, thuhet mes tjerash në propozim-konkluzionet që u prezantuan nga Grupi Parlamentar i LSDM-së. Votimi kaloi pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për tre ditë është debatuar për këtë propozim. Debati u përcoll me kundërshtime e madje edhe me tentime për përplasje fizike.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …