Kuvendi

Numër i madh i projektligjeve gjatë këtij sesioni të punës së Kuvendit janë bartura nga seanca në seancë

Mungesa e deputetëve të pushtetit në seanca ka bërë që të dështojë miratimi i ligjeve me rëndësi, mirëpo në shumë raste edhe pse ishin prezentë deputetët e opozitës kanë pamundësuar votimin. Pozitë e opozitë fajësojnë njëra tjetrën për mosbashkëpunim, duke konsideruar se krejt kjo po ndodh për inate politike dhe se krejt kjo po shkon në dëm të qytetarëve. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku u ka bërë thirrje deputetëve opozitar që t’i përkrahin iniciativat ligjore ngase po cenohet interesi i qytetarit. Ajo shton se në një shtet demokratik, opozita duhet që të përkrah iniciativat që ndikojnë në mirëqenien e të gjithëve. Unë mund të them se dëmtohen qytetarët. Ato inate politike unë jo që i kuptoj, por është e natyrshme që opozita mos t’i votojë projektligjet e Qeverisë, por nuk është e natyrshme që të mos i votojë ato që janë jetike për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …