Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare duke filluar nga ora 11:00

Kuvendi i Kosovës hedh poshtë nënshkrimet e 16.000 veteranëve të UÇK-së, përpjekja ishte farsë

Pavarësisht se ideja dhe organizimi i peticionit të veteranëve të UÇK-së ishte nxitur nga disa krerë të insitucioneve, ata duke parë se vendet e Quintit nuk pajtohen me zhbërjen e Gjykatës Speciale, dështuan në përpjeket e tyre, sepse tërë inskenimi ishte më tepër një  farsë, sesa një synim në mbrojtje të vlerave të luftës e të pavarësisë së vendit. Nuk mund ta zhbëjnë gjykatën ata, të cilët e kanë pranuar me apo pa kusht, as ata të cilët njëherë kanë votuar për këtë gjykatë, edhe pse e kanë ditur qysh atëherë se ajo ka qenë dhe është jo vetëm e njënashme por edhe   raciste dhe fashiste Në këtë mënyrë, disa nga krerëtë e luftës edhe kësaj radhe u treguan të papërgjegjshëm dhe të ligj në qëndrimet  e tyre, duke vënë në lojë 16 mijë nënshkrimet e veteranëve të  luftës së UÇK-së,  të cilët për shkaqe që dihen e kanë pasur dhe e kanë vështirë të vendosin vetë. Mbetet të shihet qëndrimi i tyre pasi të fillojë, “Gjuajtja e Shtrigave” dhe pasi bashkëluftëtarët e tyre do të arrestohen e të degdisen nëpër vendet e Evropës, ndoshta edhe në Sibir e përtej Karpateve. Atëherë do të jenë vonë për t u kujtuar se  “na ishte njëherë një luftë çlirimtare në Kosovë, të cilën e hëngrën krerët, bashkë me krenat e tyre”. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …