LDK: Seanca e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për Trepçën me 82 vota pro, 12 abstenime, asnjë kundër

Pas një debati disa orësh, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Trepçën, me 82 vota pro, 12 abstenime dhe asnjë votë kundër. Me fillimin e punimeve të Kuvendit, me kërkesë të grupit parlamentar të LDK-së, u hoqën të gjitha pikat tjera të rendit të ditës, duke e lënë si pikë të vetme projektligjin për Trepçën, i cili po sot do të afishohet në lexim të dytë në një seancë të veçantë. Por me këtë nuk u pajtuan vetëm deputetët e lëvizjes Vetëvendosjes,  të cilët e quajtën të papranueshëm votimin e projektligjit me procedurë të përshpejtuar. Një kkërkesë për heqjen në tërësi të këtij projektligji nga rendi i ditës  kishte Sllavko Simiq nga Lista Serbska, kërkesë kjo e cila nuk  kaloi, pasi që nuk i mori votat e duhura nga deputetët e kuvendit. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i cili prezantoi dhe arsyetoi projektligjin për Trepçën tha se Projektligji për është një ligj i rëndësisë së veçantë për Kosovën dhe se prona e Trepçës, me këtë ligj mbetet pronë e Kosovës.  “Me këtë projektligj synojmë të hapim të ardhmen e Trepçës, e asessi ta rikthejmë të kaluarën e saj. Ligji përcakton qartë se resurset minerare, janë pronë e Republikës së Kosovës. Prandaj me këtë ligj prona e Trepçës mbetet pronë e Republikës.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë

Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit 2026 në rastin e ish-krerëve …