Kuvendi i Kosovës, nuk dha pëlqimin për renovimin e sheshit “Adem Jashari”, në Prishtinë

Kuvendi i Kosovës, nuk dha pëlqimin për renovimin e sheshit “Adem Jashari”, në Prishtinë

Kuvendi i Kosovës, nuk e ka dhënë pëlqimin për renovimin e sheshit “Adem Jashari” në kryeqytet. Me këtë rast komuna e  Prishtinës ka humbur një donacion në vlerë  prej 270 mijë eurosh nga organizata zvicerane DEMOS. Para më shumë se një viti, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte paralajmëruar renovimin e sheshit “Adem Jashari”. Ky projekt ishte paraparë të realizohej në bashkëfinancim me DEMOS-in zviceran, organizatë e cila kishte planifikuar të investonte 270 mijë euro për projektin por, ai nuk u realizua asnjëherë. Ndërsa, gjendja e këtij sheshi vetëm sa është përkeqësuar. Mospajtimet mes Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës, kanë bërë që ky projekt të dështojë dhe të humbet donacioni nga Zvicra.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …