Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës nuk ia ka dal t’i realizoj as përafërsisht detyrat e parapara

Kuvendi i Kosovës nuk ia ka dal t’i realizoj as përafërsisht detyrat e parapara. Gjatë këtyre tetë muajve, Kuvendi ka mbajtur vetëm 17 seanca në të cilat ka miratuar 35 ligje apo 25 për qind të agjendës së paraparë për këtë vit. Deputetë të partive opozitare kanë thënë se numri i vogël i seancave është pasojë e Marrëveshjes për Krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi. Deputetët opozitar kanë shtuar më tutje se këto dy marrëveshje të dëmshme për Kosovën kanë shtyrë opozitën që t’i bojkotoj seancat e Kuvendit sepse nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka krijuar situatë kur puna e Kuvendit nuk mund të ishte më normale.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …