Kuvendi i Kosovës

Kuvendi mbanë sot mbledhje të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë

Kuvendi mbanë sot mbledhje të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë. Pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhje e Qeverisë së re e cila do të drejtohet nga i mandatari për krijimin e saj, Ramush Haradinaj. Për t’u zgjedhur Qeveria, duhet t’i ketë së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndonëse është paraparë që seanca të filloj në ora 15.00, ajo mund të shtyhet për shkak të deputetëve serb të cilët kanë kërkuar që para se të votojnë për krijimin e Qeverisë, të qëndrojnë në Beograd dhe të konsultohen me autoritetet e Serbisë dhe mandej të kthehen në Prishtinë për të marrë pjesë në seancën për krijimin e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …