Guvernatori Skot ju ka bërë thirrje 20 milionë banorëve të Floridës të jenë të gatshëm për evakuim

Guvernatori, Rik Skot u ka bërë thirrje 20 milionë banorëve të Floridës që të jenë të gatshëm për evakuim. Ai gjatë paraqitjes në Li Kaunti të pjesës jugperëndimore të Floridës theksoi nuk mund t’i mbijetohet përballjes me uraganin Irma dhe është koha për të ju shmangur. Guvernatori, Rik Skot kërkoi që qytetarët që gjenden përgjatë bregut të Gjirit të Floridës, të evakuohen urgjentisht, pasi lëvizja e uraganit Irma u zhvendos shpejt drejt perëndimit. Irma nga uragani i kategorisë 5, ka rënë në stuhinë e kategorisë 4, por që fuqia shkatërruese e tij vazhdon të jetë e madhe. Efektet e Irmas u ndjenë në veri të Kubës dhe në Bahama të premten dhe pritet të mbërrijë në Majami të dielën, njoftoi Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganeve.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …