Kuvendi po e humb legjitimitetin

Njohës të situatës politike në vend kanë tërhequr vërejtjen se Kuvendi i Kosovës po e humb legjitimitetin. Ata kanë përkujtuar se sidomos arrestimi i fundit i disa deputetëve të opozitës dhe më pas suspendimit i opozitës nga seanca e fundit. Kjo e bënë Kuvendin e Kosovës të vetmin vend në rajon, por edhe me gjerë, që ka më së shumti deputetë të arrestuar. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Afrim Hoti, ka theksuar se arrestimet e deputetëve të caktuar, situatën jo vetëm që e degradojnë, por deri në një masë të caktuar e bëjnë krejtësisht edhe jo funksionale. Fisnik Korenicën nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka tërhequr vërejtjen se nëse situata vazhdon të jetë kështu, atëherë vendimet e Kuvendit të Kosovës nuk kanë legjitimitet. Ai ka theksuar më tutje se nuk mund të ketë demokraci parlamentare, nuk mund të ketë Kuvend që funksionon nëse aty nuk lejohet dhe nuk merr pjesë opozita.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …