Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë do të ratifikojë marrëveshjen për linjën e transmisionit Shqipëri- Maqedoni

Sot Kuvendi i  Shqipërisë, në seancën e radhës ka në rend dite ratifikimin e dy marrëveshjeve me palën gjermane për bashkëpunim financiar për projektin linja e transmisionit 400 kv Shqipëri–Maqedoni. Krahas tyre, në rend dite është akti normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2016, projekt-ligji “Për sigurinë kibernetike” dhe ratifikimi i protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe shteteve të  EFTA-s. Megjithatë, zhvillimet politike ne vend, si reforma zgjedhore, drejtësia, etj, pritet të marrin kohën më të madhe të diskutimeve në seancën e sotme.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …