Kuvendi i të Rinjve të Malishevës, shënoi dy vjetorin e themelimit

Organizata rinore “Kuvendi i të Rinjve të Malishevës”, pjesë e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, ka shënuar dy vjetorin e themelit të këtij kuvendi në Malishevë. Në një aktivitet të organizuar nga kjo organizatë rinore, u prezantua edhe puna dy vjeçare e tyre, ndërsa vet kryetari i këtij kuvendi rinor, Lulzim Buzhala, duke folur për aktivitetet e tyre, këtë kuvend të rinjve, e vlerësoi si organizatën më të fuqishme rinore në Malishevë. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, krahas anëtarëve të kësaj organizate, morën pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, kryetari i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, Kastriot Luma, ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shukrije Bytyçi, zyrtarë të Policisë së Kosovës, përfaqësues të Qendrës Rinore në Malishevë, si dhe përfaqësues të organizatave tjera joqeveritare dhe të shkollave të mesme të Malishevës. Në fjalën e rastit të mbajtur, kryetari i Kuvendit të të Rinjve të Malishevës (KRM), Lulzim Buzhala, pasi e bëri një prezantim vizual të aktiviteteve të KRM, tha se me të drejtë KRM vlerësohet edhe organizata më e fuqishme rinore në Malishevës. Ndërsa kryetari i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, Kastritot Luma, i vlerësoi lartë punën dhe angazhimin dyvjeçar të KRM dhe tha se “është njëra prej degëve më të fuqishme të kuvendeve rinore”. Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, e ka vlerësuar lartë punën e organizatave rinore në Malishevë, përfshi edhe KRM. “Tashmë rinia e Malishevës është edhe pjesë e vendimmarrjes në Komunën e Malishevës”  tha drejtoresha Krasniqi, e cila gjithashtu premtoi se do të vazhdohet me mbështetjen për rininë e Malishevës. Punën e organizatave rinore, e ka përkrahur dhe lavdëruar edhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shukrije Bytyçi, e cila njihet edhe si një prej përkrahëseve  më të mëdha të rinisë në Malishevë. “Malisheva e ka rininë më të mirë dhe më të shëndoshën, sikur edhe që janë rinia më aktive dhe shembulli më i mirë në nivel vendi”, tha Bytyçi, e cila i inkurajoji të rinjtë të merrem me aktivitete rinore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …