Vendosen kamera në rrugët e Deçanit

Ditë më parë, në Deçan, ose më saktësisht në rrugët kryesore të qytetit të Deçanit rruga ,,Luan Haradinaj ’’, rruga ,,Dëshmorët e Kombit’’, rruga ,,Sali Çekaj’’ dhe rruga ,,Haki Povajat’’ monitorohen  24 orë 7 ditë në javë nga kamerat e sigurisë. Monitorimin e këtyre kamerave gjatë tërë kohës do ta bëjnë zyrtarët policorë nga stacioni policorë në Deçan, këtë e bëri të ditur Toger Nysret Xhurkaj –Komandant i Stacionit Policor në Deçan. Për të parë nga afër pamjet nga vëzhgimi i kamerave dhe për tu njohur më punën e Policisë së Kosovës në Deçan, në vizitë ishin Sami Cacaj -Kryetar i komunës Bashkim Ramosaj –kryetar në ardhje, Jashar Dobraj dhe Izet Zenuni –Drejtori Drejtorisë për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike. Togeri Xhurkaj pasi  falënderoi institucionin komunalë për bashkëpunimin, në veçanti Drejtorin për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime  Publike, tha se më vendosjen e këtyre kamerave edhe qytetarët ndihën më të sigurte në rrugë, po ashtu edhe ne e kemi më të lehët që të vijmë deri të zbulimi i rasteve të ndryshëm që ndodhin në qytetin e Deçanit, ani pse gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile këtë e bëri të ditur Togeri Xhurkaj. Kryetari i komunës së Deçanit në ardhje Bashkim Ramosaj, u zotua së bashkëpunimi mes institucionit komunalë dhe Policisë do të vazhdoi të rritet edhe më tutje dukë qen sa më afër njeri tjetrit për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ne do të bëjmë përpjekje që në vazhdimësi të jemi mbështetës të kërkesave tuaja aq sa na mundëson ligji dhe Kompetencat, por kërkojmë edhe nga ana juaj që të jeni sa më afër qytetarëve në raste të cilat edhe kërkohet intervenim apo edhe mbështetje tha Ramosaj, duke bërë më dije se kjo është vetëm faza e parë e implementimit të këtij projekti për vendosje të kamerave në qytet, për fazën e dytë parashihet që kamerat e sigurisë të vendosen edhe në kryqëzime të rrugëve dhe në të gjitha fshatrat me qëllim që të rritet siguria në tërë komunën e Deçanit, qytetarët të vetëdijesohen, PK-ja ta ketë më të lehtë detyrën, Inspektorët Komunale të ndëshkojnë ata të cilët hedhin mbeturina vend e pa vend dhe ndotin ambientin, një zinxhir i krijuar mirë në hallka të pa shkëputur padyshim se do të ketë rezultat tha Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …