leoni

Labinot Dervishaj: Rrëshqitja e trurit nga koka – shndërrimi i viktimës në xhelat dhe xhelatit në viktimë

Labinot Dervishaj: Rrëshqitja e trurit nga koka – shndërrimi i viktimës në xhelat dhe xhelatit në viktimë

Vërtetë disave u ka rrëshqitur truri nga koka dhe këtë po e tregojnë vetë ata më sjelljet dhe veprimet e tyre. Të kamufluar më personalitet të rrejshëm ecin sikur nëpër mjegull por me bindjen se i kanë në duar çelësat e historisë dhe së janë të gjithëdijshmit e kombit, por në fakt po rezultojnë tepër të pamend, skandaloz dhe banal në pakufi. Në kohën kur më shumë së asnjëherë kërkohet uniteti për ta përballuar gjendjen pandemike dalin disa individ që më së paku ia vlen të cilësohen njerëz të cilët shumë pafytyrësish e thonë urrejtjen patologjike ndaj luftës çlirimtare.

Madje duan t’i japin tjetër konotacion asaj për ta devijuar misionin dhe thirrjen e saj të vërtetë që ka qenë çlirimi i vendit nga robëria shekullore që sa vinte e rëndohej mbi shqiptarët. Por ja që disa njerëz që janë privilegjuar nga politika dhe media po përpiqen të bëjnë emër në medet serbe dhe ato të frymës jugosllave që fatkeqësisht operojnë në Kosovë duke bërë trillime, akuza e gënjeshtra më të paskrupulltat që mund t’i imagjinojë mendja e njeriut. Të gjitha këto të orientuara në njollosjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shkeljen mbi gjakun e mbi trembëdhjetë mijë e pesëqind dëshmorëve e martirëve të kombit.

Duke rënduar dhembjen e mijëra nënave dhe familjeve që akoma nuk i kanë eshtrat e as varret e më të dashurve të tyre të zhdukur që prej 20 vitesh. Dalja krejt e lirë e një këshilltari të kryeministrit në media dhe shprehja e tij më gjuhën e kasapit të Ballkanit duke thënë së UÇK ka bërë krime, ka vrarë 1000 serb e gjëra të tjera trilluese që mund të fabrikohen vetëm në kabinetet famë keqe të aparatit gjenocidial të Millosheviqit është e turpshme, e palogjikshme, e pafalshme sikur kafshata që nuk kapërdihet dot. Akoma më e rënd është kur eprori i tij këtë rast kryeministri i vendit, të cilit i duhen 24 orë për të reflektuar dhe në mes të zemërimit gjithë popullor për deklaratat e këshilltarit të tij e poston një shkrim dy tre paragrafësh gjoja se për lirimin nga detyra të këtij këshilltari gjuhë shfrenuar.

 Ndër të tjera për ata që e kanë aftësinë për të lexuar në mes rreshtave, ai lë të kuptojë së është pajtuar më deklarimin skandaloz tashëm të shkarkuarit të tij. Kurse lë shumë për të dëshiruar shmangia apo distancimi nga gjuha fyese e ish-këshilltarit të tij. Ndonëse nuk është ky individi i parë është merr më luftën e UÇK-së por edhe shumë të tjerë para tij, qoftë nga rryma ideologjike e politike që ai i takon por edhe nga partitë e tjera dhe jugo-mediat shqipfolëse. Duke qenë aktuale kjo temë që i ka trazuar jo vetëm të gjallët por edhe dëshmoret e martirët në përjetësi del një tjetër injorant shqipfolës që thotë së duhet të falën të gjitha krimet serbe në Kosovë, ndërkohë që Serbia jo që nuk do të kërkojë falje për krimet e saj barbare e gjenodiale por ashpërsisht i mohon ato.

Këta dashakeqës të kombit janë shërbëtor të dreqit e të birit, të armikut të popullit, të shitur lirë e kolaboracionist që më gjuhën e tyre nxjerrin vrer dhe urrejtje patologjike për luftëtarët e lirisë, të cilët kanë bërë luftë të drejtë dhe të pastër – i quajnë kriminel lufte. Në vend së t’i nderojnë dëshmoret e atdheut – merren më shtatoret dhe memorialët e tyre. Në vend së të kenë respekt për nënat e dëshmorëve e heronjve – mbajnë evidencë së në cilat spitale shërohen ato dhe si i kanë mbuluar shpenzimet. Në vend së të bëhet trysni ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të pagjeturve – propozojnë që ta të harrohen për hir të Serbisë. Këtyre sosh njerëzve u ka rrëshqitur truri nga koka dhe viktimën e kanë bërë xhelat dhe këtë të fundit viktimë.

Vallë të mjerët nuk e di a e dinë se çfarë po proklamojnë, a e dinë së çfarë dëmi janë ka mundohen t’i sjellin vendit, se çfarë tendenca skandaloze janë ka provokojnë? E vërteta është së vetëm po e tregojnë fytyrën, karakterin dhe personalitetin e tyre idiotesk sepse UÇK dhe lufta e saj e drejtë dhe e pastër është vetë historia e Kosovës që nuk mund të njollosët kurrën e kurrës nga asnjë njeri në tokë. Gjithashtu çdo kush mund të flas në emrin e tij por kurrë në emër të Kosovës. Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri është gjak që nuk falet në asnjë rrethanë sepse ai është bazamenti i lirës dhe pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …