Labinotë Demi-Murtezi:

Labinotë Demi-Murtezi: Nuk do të votojmë miratimin e Marrëveshjes së demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi

Deputetja e Partisë së Drejtësisë, e cila bën pjesë në grupin Parlamentar të PDK-së, Labinotë Demi-Murtezi ka shkruar se Partia e Drejtësisë do të votojë miratimin e marrëveshjes së shënjimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Ajo thotë se ky vendim vjen pasi që Komisioni Shtetëror i Kosovës,  nuk arriti të përgjigjet në disa pyetje të ngritura. Ajo ka theksuar gjithashtu se procesi i demarkimit, nuk ka pasur bazë  ligjore, duke iu referuar komisionit profesional.“Komisioni shtetëror i ngarkuar për këtë çështje, nuk është përgjigjur në disa prej pyetjeve që u janë drejtuar pikërisht nga deputetët, e që kanë qenë pyetje krruciale sa i përket çështjes. Ka pasur shumë vërejtje sa i përket bazës ligjore për procesin e demarkimit, shumë kundërargumente të ofruara nga komisioni profesional, mosrespektimi i procedurave të konsultimit me Kuvendin para se të nënshkruhet, dhe mbi këtë bazë them se kjo formë e demarkacionit nuk duhet të votohet, ka shkruar deputetje Muretzi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …