Lahi Brahimaj

Lahi Brahimaj: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është kundër UÇK-së dhe popullit të Kosovës

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të partë që paraqiten në Gjykatën Speciale. Gjenerali i UÇK-së Lahi Brahimaj, përmes një postimi ka komentuar këtë aktakuzë, derisa thotë se aktakuza ndaj Thaçit dhe ndaj Veselit s’është veç aktakuzë ndaj dy komandantëve të UÇK-së, por popullit të Kosovës dhe ndjenjës për liri dhe pavarësi. “Aktakuza ndaj Thaçit dhe ndaj Veselit nuk është veç aktakuzë ndaj dy Komandantëve të UÇK-së. Kjo aktakuzë është kundër UÇK-së, popullit të Kosovës dhe ndjenjës për liri dhe pavarsi të popullit të saj. Unë besoj fuqishëm në pafajsinë e krerëve të UÇK-së dhe edhe më shumë në sakrificën e njerzve tanë për liri e pavarësi”, ka shkruar Brahimaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Ngucati: Rreth 6 mijë protestues pritet të mblidhen në Strasburg në protestën e OVL-UÇK-së më 16 nëntor

Rreth gjashtë mijë protestues nga të gjitha trevat shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën …