Lajçak: BE-ja është shumë e interesuar në Ballkanin Perëndimor dhe mbështet fuqimisht dialogun Kosovë - Serbi

Lajçak: BE-ja është shumë e interesuar në Ballkanin Perëndimor dhe mbështet dialogun Kosovë – Serbi

I dërguari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka vazhduar bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi, të cilat i ka nisur të hënën. Ai ka zhvilluar takime me Ministrin e Jashtëm finlandez dhe Sekretarin çek të Shtetit për Çështjet Evropiane. Lajçak shkruan se BE është e interesuar për rajonin e Ballkanit dhe mbështet dialogun Kosovë – Serbi. “Dy ditët e fundit kanë qenë një shenjë e qartë se BE-ja është shumë e interesuar në Ballkanin Perëndimor dhe mbështet fuqimisht dialogun Beograd-Prishtinë, nën kujdesin e BE,” shkroi Lajçak në Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …