Emisari sllovak i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përulur dhe përbuzur Kushtetutën e Kosovës. Për teke të Bashkimit Evropian, emisari i saj po dëshiron që tani ta ndryshon edhe Kushtetutën e Kosovës. Krejt kjo po ndodhë vetëm për t’ia mundësuar Serbisë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe apo siç njihet ndryshe nga qytetarët si “Zajdenica”. Lajaçk po përul Kushtetutën e Kosovës duke thënë se ajo nuk është “bibël”, por duhet të ndryshon nenet e ligjet që t’i përshtatet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Lajçak i cili njihet ndryshe si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, tani hapur ka prezantuar qëllimet e tij në lidhje me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
