BREXIT

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të trondiste unionin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Stainmejer dhe ai  Francës, Zhan Mark Ejro, konstatojnë se  vota pro largimit nga Bashkimi Evropian i britanikëve do të trondiste bllokun dhe do të kërkonte një përpjekje të bashkërenduar për të siguruar qëndrueshmërinë e tij. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, dy diplomatët thanë se kanë shpresë që britanikët do të votojnë për të qëndruar në union. Nga këndvështrimi ynë, vendimi i drejtë mund të jetë vetëm qëndrimi në BE. Largimi i Britanisë nuk është thjesht 28 minus një, por në fakt një dridhje, një tronditje të madhe dhe kjo më pas do të kërkonte një përpjekje të përbashkët për të siguruar stabilitetin e unionit. Procesi i suksesshëm i integrimit që zgjati dekada me radhe do të mund të  kthehet në shpërbërje të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …