Latifi: Do ta bëjmë Qendrën për Arte, Kulturë dhe Inovacion në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka shpalosur programin e tij duke njoftuar se në mandatin e ri kemi vendosur të realizojmë shumë projekte që do ta ndryshojnë edhe më shumë Rahovecin. Ky mandat do të karakterizohet nga një dimension i ri zhvillimi, sepse përveç bujqësisë, ekonomisë, shëndetësisë e arsimit, do të punojmë më shumë edhe për zhvillimin e artit dhe kulturës në komunën tonë. Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion, do të jetë një prej projekteve kryesore me karakter polifunksional, për t’i shërbyer të rinjve e të rejave të Rahovecit, që kanë sens, talent dhe pasion për artin, kulturën dhe inovacionin. Kjo qendër do të jetë e të gjithëve, por më së shumti e të rinjve, sepse aty buron krijimtaria dhe lind madhështorja. Brenda kësaj qendre do ta sistemojmë Shkollën e Mesme të Ulët të Muzikës “Faik Sylka”, Sallën Universale, Bibliotekën, Galerinë e Arteve, Qendrën për Inovacion dhe Teknologji si dhe hapësira shtesë për stafin e administratës dhe atë të mirëmbajtjes dhe serviserëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …