Latifi: Komuna e Rahovecit emërton disa institucione kulturore e sportive me emrat e dëshmorëve të kombit

Latifi: Komuna e Rahovecit emërton disa institucione kulturore e sportive me emrat e dëshmorëve të kombit

Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi e ka përshëndetur vendimin e sotëm të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, për të emërtuar disa institucione kulturore e sportive me emrat e dëshmorëve të kombit duke e  vlerësuar ndër vendimet me të arsyeshme që institucionet të identifikohen me emrat e dëshmorëve të lirisë.

“Në prag të 28 NËNTORIT, kësaj date të rëndësishme e të madhe kombëtare, përshëndes vendimin e sotëm të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, për të emërtuar disa institucione kulturore e sportive me emrat e dëshmorëve të kombit. Mendoj se është ndër vendimet e arsyeshme e të pritshme, sepse tashmë këto institucione mund të identifikohen me emrat e dëshmorëve të lirisë: Mizahir Isma (palestra e sprotit në Rahovec), Jahja Danuza (stadiumi i futbollit), Muhamet Malsori (qendra e kulturës në Krushë të Madhe), Jahë Hoti (qendra e kulturës në Ratkoc) dhe Feim Gashi (qendra e kulturës në Drenoc). Kuvendarët do të kenë punë edhe në të ardhmen, sepse procesi i ndërtimit të infrastrukturës kulturore e sportive në komunën e Rahovecit do të vijojë edhe në të ardhmen. Urojmë që të rejat dhe të rinjtë tanë të zhvillojnë aktivitete të dendura kulturore e sportive në frymën e tolerancës e mirëkuptimit dhe të nderojnë figurat e dëshmorëve, emrat e të cilëve do t’i mbajnë këto institucione”, ka shkruar Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …