Latifi në Xërxë: Bujqësia është zemra e Rahovecit dhe fermerët tanë janë heronjtë që e mbajnë atë të gjallë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpuntorët e tij të hënën vvzitoi Qendrën Grumbulluese “Agrocelina” në fshatin Xërxë.

Ai me stafin e atjeshëm bashkëbisedoi për të forcuar mbështetjen dhe për të ndërtuar vizionin e së ardhmes. Kryetari Latifi vlerësoi investimet e deritanishme, përkrahjen për ta dhe bisedoi për planet konkrete për vitin 2025. Partneriteti ynë me fermerët sipas tij nuk është vetëm premtim – është veprim për rritjen dhe fuqizimin e bujqësisë.

Rahoveci ka potencial të jashtëzakonshëm dhe së bashku do të shndërrohemi në një histori suksesi, ka thënë Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …